Për bashkëpunim të mëtejmë në fushën e letërsisë, të kulturës dhe organizimeve të përbashkëta, u dakorduam pas vizitës që zhvilluan në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” nga Émeline Blandin zv. drejtoreshë e Qendrës Kulturore - Institutit Francez i Kosovës dhe Valon Ibraj atashe për kulturë në Ambasadën e Francës në Kosovë.
Veprimtaria jonë e përbashkët do të zhvillohte më 26 shtator në Ditën Botërore të Gjuhëve me ç’rast do të promvohen libra dhe autorë të njohur francez të botuar në Prishtinë.
Pasi i vizituam hapësirat e bibliotekës, u pajtuam që veprimtari të përbashkëta të zhvillohen edhe sa i përket mësimit të gjuhës frënge në Prishtinë për bibliotekistët e institucionit tonë, e po kështu edhe në fushën e kulturës dhe të botimeve duke e krijuar edhe këndin Francez të Librit në bibliotekën tonë duke e pasuruar fondin tonë librar me libra të rëndësishëm nga fushat e dijeve francize nga letërsia, shkenca e artet.
Miqtë nga Instituti Francez i Kulturës na sollën edhe disa botime të reja të letërsisë franceze të edituara së fundi në Kosovë.