Zëri i Poeteshave
Shkolla "Elena Gjika"
Shkolla "Elena Gjika"
25.10.2024 | 11:08
Edhe këtë javë po vazhdon interesimi i shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve të kryeqytetit për ta
Shkolla "Mehmet Gjevori"
Shkolla "Mehmet Gjevori"
25.10.2024 | 10:51
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” u vizitua nga nxënësit e klasave të gjashta të shkollës fillore
Dita Ndërkombëtare e Vajzave
Dita Ndërkombëtare e Vajzave
25.10.2024 | 10:30
Njëra nga shprehjet “Vajzat janë kujtimet e lumtura të së shkuarës, kujtimet e gëzueshme të së
Biblioteka në fshatin Llukar
Biblioteka në fshatin Llukar
25.10.2024 | 10:17
Në një atmosferë solemne në mes performansash muzikore e artistike, në fshatin Llukar të Prishtinës,
Panairi i librit për fëmijë
Panairi i librit për fëmijë
25.10.2024 | 10:07
Qindra fëmijë kanë përformuar, kanë blerë libra, janë regjistruar falas në tendën e bibliotekës
Zëri i Poeteshave
Zëri i Poeteshave
23.10.2024 | 13:46
“Zëri i poeteshave: solidaritet dhe fuqizim përmes poezisë” ishte titulluar tribuna që kishte
Zëri i Poeteshave
23.10.2024 | 13:46
“Zëri i poeteshave: solidaritet dhe fuqizim përmes poezisë” ishte titulluar tribuna që kishte mbledhur disa poetesha në panelin e festivalit ndërkombëtar të artisteve dhe aktivisteve “FemArt” organizuar në bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Prishtinë. Krijueset: Naime Beqiraj, Ilire Zajmi, Shqipe Malushi, Brikenë Ceraja-Beka, Xhejlane Tërbunja dhe Gili Hoxhaj. 
 
“Bukuria e poezisë së vashat të poezisë Kosovës qëndron se ato nuk janë në garë me njëra-tjetrën, kanë më shumë solidaritet se sa kolegët e tyre. Ndoshta nuk jemi shoqe që pimë kafe çdo ditë, por jemi shoqe që lexohemi e nuk luftohemi. Mund të numërojmë femra nga Kosova që mund të themi pa dilemë se e përbëjnë elitën e poezisë kosovare”, ka thënë poetja Naime Beqiraj duke përmendur emra si: Donika Dabishevci, Blerina Gaxha Rogova, Fakete Rexhe, Sibel Halimi, Dije Demiri Frangu, Pesa Pemzo e krijuese të tjera. 
 
Ilire Zajmi, tha se fillimi i krijimit të opusit poetik ka hasur në ato paragjykime për të cilat vërente se bënin që të zhduknin emrat e krijueseve gra nga letërsia. “Ajo çfarë më ka bërë përshtypje në atë kohë kanë qenë gazetat dhe revistat letrare të asaj kohe, gazetat që dilnin në kuadër të ‘Rilindjes’ dhe shumë emra grash që kanë qenë aktive në atë kohë përnjëherë zhdukeshin nga ajo bota e letërsisë. Më ka bërë përshtypje prej çfarë pengesash ato gra janë ndalur ose ndoshta i ka bërë jeta të mos merren me letërsi. 
 
Poetja Shqipe Malushi në panel ka thënë se është poete e vetvetes dhe jo e publikut. “Unë jam poete që as nuk lexohet, as nuk botohet. Unë shkruaj për vete, sepse unë shkruaj për vdekjen dhe për të padrejtën, prandaj iu dhemb, e kërkoj zbulimin e shpirtit dhe të jetës shpirtërore në një drejtim të ngritjes dhe zbulimit të bukurisë, dashurisë, mirësisë”, ka thënë ajo derisa e ka përmbyllur fjalën e saj në panel.
 
Brikenë Ceraja-Beka ka theksuar se për rrugëtimin e botimeve e të prezantimeve në media gjithmonë ka pasur hapësirë, por edhe nuk ka pasur ndoshta. “Pas të 2000-s e kam botuar librin e parë dhe veç kam filluar rrugëtimin nëpër manifestime. Ndërsa Xhejlane Tërbunja ka shtuar se duke qenë aktore e ka parë veten shumë afër teksteve e karaktereve të ndryshme. Më pas e ka gjetur veten në poezi. “Duke qenë aktorë mendoj se dimë të shkruajmë duke qenë shumë afër teksteve e karaktereve të ndryshme, lexojmë shumë, deshëm e nuk deshëm. Duke qenë në jetën e plot personazheve dhe duke përjetuar shume gjëra, dëshiron t’i nxjerrësh ato jashtë.
 Kështu që poezinë unë kam filluar ta shkruaj thjesht duke dashur të shpreh diçka që po më mblidhej brenda dhe që dua ta shpreh jashtë. Mandej duke shkruar, duke shkruar, dikush më tha poete dhe më erdhi turp, duke qenë këtu e ulur me poete që shkruajnë shumë bukur”.  
 
Për Gili Hoxhaj poezitë janë tejet personale jo domosdo kuptohen në thelb. “Poezitë burojnë përbrenda dhe njerëzit shpesh thonë se poezia është shumë e mirë por se nuk kanë kuptuar asgjë. Kjo, pasi është një perspektivë ndryshe nga të tjerët dhe se nuk ka dy lexues të njëjtë. Secili e pranon poezinë nga shija e tij, përjetimi apo gjendja momentale. Secili e lidh me përvojat e tij”
 
Në tribunë u lexuan edhe krijime poetike nga poetesha kurse kontributin e tyre me mendime e ide e dhanë edhe Valdete Idrizi, Zana Hoxha, Çamëri Ceraja, Zahrije Kapllanaj, etj
 
List of videos