Organizuar nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prishtinës, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe Organizata “ETEA”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Poezisë, u mbajt mbrëmje e poezisë dhe muzikës.
Në fjalën hyrëse, znj. Sibel Halimi, drejtore e Kulturës së Komunës së Prishtinës, foli për rëndësinë e krijimtarisë letrare poetike duke u zotuar se, aktivitetet e tilla do të janë pjesë e kalendarit kulturor të komunës.
Gjithashtu, aktivitetin e përshëndeti edhe znj. Fatime Mehmetaj u.d. drejtore e bibliotekës.
Me poezi nga krijimtaria e tyre, u paraqitën poetët tonë të njohur, Donika Dabishevci, Halil Matoshi, Lulzim Tafa, Naime Beqiraj, Ndue Ukaj dhe Shpëtim Selmani, të shoqëruar nën tingujt e kitarës nga Genc Krasniqi, profesor në shkollën e muzikës Misbah@Friends.
Poezi lexuan edhe Arif Bozaxhi, Naxhije Bërbati – Kastrati dhe Abdullah Troshupa.