“Aty ku heshtja takon britmën”
KUJTESË PËR SHKRIMTARIN YMER ELSHANI
KUJTESË PËR SHKRIMTARIN YMER ELSHANI
31.07.2024 | 01:07
Për të shënuar 25 vjetorin e ikjes në amshim të shkrimtarit shumë të dashur për fëmijë Ymer Elshani,
"POETËT E ETNISË"
"POETËT E ETNISË"
17.07.2024 | 19:20
“POETËT E ETNISË” NGA DIASPORA NË BIBLIOTEKËN “HIVZI SULEJMANI” NË PRISHTINË Për herë të parë,
“Aty ku heshtja takon britmën”
“Aty ku heshtja takon britmën”
15.07.2024 | 14:52
Një vajzë e brishtë me një çantë të mbushur me libra, ecte me të shpejtë shkallëve të bibliotekës.
Dita e Poezisë
Dita e Poezisë
22.03.2024 | 15:13
Organizuar nga Drejtoria e Kulturës së Komunës së Prishtinës, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe
Vizitë në bibliotekë
Vizitë në bibliotekë
23.02.2024 | 12:22
Sot, institucionin e bibliotekës e vizitoj znj. Sibel Halimi, drejtore e Drejtorisë së Kulturës të
Java e Bibliotekës në Kosovë
Java e Bibliotekës në Kosovë
26.05.2023 | 11:04
Në kuadër të Javës së Bibliotekës, në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" u zhvillua aktiviteti
“Aty ku heshtja takon britmën”
15.07.2024 | 14:52
Një vajzë e brishtë me një çantë të mbushur me libra, ecte me të shpejtë shkallëve të bibliotekës. Në shikim të parë dukej si studentet e zakonshme të cilat studiojnë me zell në ditët përcëlluese të korrikut në bibliotekë. 
 
Por jo. Ajo ishte pak më e pazakonshme. Dje i kishte mbushur 19 vjet dhe sot donte të bënte dhuratë. Jo një dhuratë, por pesë. Thoshte të jetë përngut dhe kërkonte zyrën e drejtoreshës. E kishte botuar librin e parë dhe donte t’i dhuronte bibliotekës ekzemplarët e parë të librit. Edhe emrin e kishte të pazakonshëm. Quhet Andika Pllana dhe kishte mbaruar vitin e parë në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore në drejtimin e biologjisë molekulare. 
 
Libri i parë e Andikës nuk ishte me poezi siç publikojnë zakonisht te ne autorët e rinj. Libri me titull këlthitës quhet “Aty ku heshtja takon britmën”, është roman. 
 
-Qysh e vogël, biblioteka ishte strehë e veçantë për mua, po, sepse më krijonte ndjenjën e rehatisë. Duke qëndruar në mesin e shumë librave, biblioteka “Hivzi Sylejmani” më bënte të hyja në botën e imagjinatës. Biblioteka për mua portretizohet si dashuria e parë për librin, sepse aty e gjeta thelbin e jetës. 
 
Autores i pëlqejnë gjërat e rrezikshme. Sfidat dhe shkrimi i një novele sipas saj ishte aventurë që kërkonte trimëri. Pritja për kthim të dashurisë së parë me shpresën që kishte mbetur në komë e cila as nuk jetonte, por as nuk vdiste, është tematika e thurur në rreshtat e librit. Rikthimi, përballja, pendimi, janë disa nga ngjarjet që e përshkruajnë librin. 
 
A do të triumfojë dashuria apo inati? Përgjigjen e kësaj pyetje e gjeni në këtë roman që gjendet edhe në shitje, ashtu si edhe në raftet e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” të Prishtinës.
 
Libri u botua nga SHB “Artini” dhe është financuar nga Drajtoria për Arsim e Fushë Kosovës.
 
 
 
List of videos