Sot, për vizitë në Bibliotekën “Hivi Sulejmani”, dega Qendër, ishin nxënësit e klasave të dyta të shkollës fillore “Asim Vokshi”. Ata ishin nën shoqërimin e mësueseve të tyre, Sadije Surdulli, Kreshnike Ajeti dhe Arta Shatri Thaqi.
Nxënësit u pritën nga stafi i bibliotekës, ku me ç’rast për rëndësinë e librit, të mirat që fitojmë nga librat, rregullat e regjistrimit dhe kujdesin që duhet të kemi ndaj librave, u foli punonjësja e bibliotekës Vjollca Tuli.
Më pas nxënësit parashtruan pyetje sa i përket librit, regjistrimit dhe marrjes së librave në huazim.
Të gjithë dolën nga biblioteka të kënaqur me premtimin se do të vijnë për tu bërë anëtarë të bibliotekës.