Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
07.04.2025 | 08:24
“Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë”, ka ditë që e ka hapur siparin në Bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
07.04.2025 | 08:13
21 marsi – Dita Botërore e Poezisë, gjatë gjithë javës mblodhi aktivitete në bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
07.04.2025 | 08:00
E titulluar sipas vargut të poetes Fehime Selimi "Fjala ime ka etje"- 7 marsin – Ditën e mësuesit,
Poezia na Kosovoi
Poezia na Kosovoi
18.02.2025 | 10:03
Ishin zgjedhur autorët e të gjitha trevave të Kosovës, moshave e drejtimeve të ndryshme poetike e
“Kosovë – zemra ime”
“Kosovë – zemra ime”
18.02.2025 | 09:50
Më 13 shkurt 2025, u organizua shkrimi më i bukur e kreativ me temën “Kosovë – zemra ime”. Kësaj
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
20.01.2025 | 09:34
Një prej ditëve të bekuara në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" në Prishtinë; donacione librash nga
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
07.04.2025 | 08:00
E titulluar sipas vargut të poetes Fehime Selimi "Fjala ime ka etje"- 7 marsin – Ditën e mësuesit, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” e shënoi me një aktivitet të ngjeshur letrar. Me poezi të krijuara nga autoret e Kosovës në vitet ‘70’-’80 të shekullit të kaluar, shumica prej tyre mësimdhënëse, 7 marsi ishte edhe festë e vargjeve. 
Kryetari i Kryeqytetit Përparim Rama, përndryshe fëmijë i dy profesorëve, duke i përshëndetur të pranishmet, e vlerësoi lart rolin e mësuesit në shoqërinë e Kosovës dhe përkushtimin e tyre të paepur për mësim dhe edukim.
 
Në vazhdim, vargjet e tyre i lexuan: Flora Brovina, Shefkije Islamaj, Dije Demiri Frangu, Miradije Ramiqi, Shukrije Gashi, Merrushe Zogaj dhe Sabile Keçmezi Basha. Bibliotekistet tona interpretuan vargje nga poetet e ndjera: Hida Halimi, Edi Shukriu dhe Fehime Selimi. 
Aktivitetin e pasuruan interpretimet e këngëve të vjetra shqipe nga kori “Nexhmije Pagarusha” drejtuar nga profesoresha e muzikës Nazlije Beadini, kurse vargjet u shoqëruan me tinguj piano nga Vesa Veselaj.
 
Në fund një koktel mes mikeve poetesha, profesoresha, bibliotekiste, lexuese e këngëtare. Editorja e shtëpisë botuese “Littera” Donika Dabishevci dhuroi libra për të pranishmet ashtu si edhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” kurse zonja e parë e kryeqytetit Kristale Ivezaj Rama dhuroi lule të freskëta për të gjitha pjesmarrëset dhe zonjat në publik. 
 
Në ditën e sotme, më 7 mars, 138 vjet më parë, dy vasha nga qyteti i Manastirit Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi, e hapën Shkollën e Parë Shqipe. Njohëse të disa gjuhëve dhe me kulturë të lartë, familja e Qiriazëve të ndritur, herët kishte rënë në kontakt në patriotët shqiptarë dhe me misionarët protestantë amerikanë të cilët e udhëhiqnin një shkollë pranë shtëpisë së tyre. Sevastia u diplomua shkëlqyer në këtë shkollë. Studimet i vazhdoi të Robert College, i vetmi universitet joturk në Perandorinë Osmane duke qenë tashmë gruaja e parë shqiptare që e mbaroi arsimin e lartë. Në ndërkohë, në këtë kolegj diplomon edhe e motra e Sevastisë, Parashqevia, fëmija i dhjetë i Qiriazëve të përndritur dhe ajo bëhet ndihmesë e madhe për motrën sidomos pas vrasjes së vëllaut të madh Gjerasimit. Parashqevia i kreu studimet e magjistraturës ne Ohajo të SHBA.
 
 
 
 
 
List of videos