2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
07.04.2025 | 08:24
“Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë”, ka ditë që e ka hapur siparin në Bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
Përmbledhje: 21 marsi - Dita e Poezisë
07.04.2025 | 08:13
21 marsi – Dita Botërore e Poezisë, gjatë gjithë javës mblodhi aktivitete në bibliotekën “Hivzi
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
Përmbledhje: 7 marsi - Dita e mësuesit
07.04.2025 | 08:00
E titulluar sipas vargut të poetes Fehime Selimi "Fjala ime ka etje"- 7 marsin – Ditën e mësuesit,
Poezia na Kosovoi
Poezia na Kosovoi
18.02.2025 | 10:03
Ishin zgjedhur autorët e të gjitha trevave të Kosovës, moshave e drejtimeve të ndryshme poetike e
“Kosovë – zemra ime”
“Kosovë – zemra ime”
18.02.2025 | 09:50
Më 13 shkurt 2025, u organizua shkrimi më i bukur e kreativ me temën “Kosovë – zemra ime”. Kësaj
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
20.01.2025 | 09:34
Një prej ditëve të bekuara në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" në Prishtinë; donacione librash nga
2 prilli - Dita Botërore e Librit për Fëmijë
07.04.2025 | 08:24
“Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë”, ka ditë që e ka hapur siparin në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në kryeqytetit me një vistër veprimtarishë, duke u mbyllur sot me një orë letrare e cila përfshinte një mozaik të tërë pikash.
Numër i madh i nxënësve janë regjistruar falas që nga orët e hershme të mëngjesit në institucionn tonë, duke kulmuar me takimin e krijuesve dhe lexuesve. 
U lexua mesazhit “Gjuha e figurave” – tekst artistik nga autori holandez Rian Visser, mesazh ky i sponsorizuar nga Sesioni Kombëtar i Holandës dhe lexohet në gjithë botën me 2 prill. 
Për nder të 2 prillit, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” promovoj librin “Kapërce detet në krahët e imagjinatës”, tregime dhe ese të shkruara nga nxënësit pjesëmarrës në konkursin letrar, organizuar nga biblioteka vitin kaluar dhe mbështetur nga Drejtoria për Kulturë. Për vlerat e këtyre teksteve foli poeti dhe studiuesi i letërsisë për fëmijë Xhevat Syla i cili e vlerësoi lart imagjinatën e fëmijëve.
Është, po ashtu traditë që këtë festë krijuesit të lexohen poezi për fëmijë. “Karvani i Shkrimtarëve për fëmijë”, i përberë nga: Xhevat Syla, Ibrahim Kadriu, Xhemë Karadaku, Skender Zogaj dhe Jonuz Fetahaj, i deklamuan krijimet e tyre ndërsa voglushja Amra Ramiqi – autore e dy librave për fëmijë deklamoi një pjesë nga vepra e saj e fundit. Këto krijime u shoqëruan në piano nga Vesa Veselaj.
Në fund, u ndanë mirënjohje për asociacione, medie e individë të cilët e përkrahën në vazhdimësi bibliotekën.
Dita Ndërkombëtarë e librit për fëmijë e të rinj festohet që nga viti 1967 dhe është vendosur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë. Si ngjarje, ka për qëllim promovimin e leximit dhe nxitjen dashurisë për librat të fëmijët të rinjtë.
 
List of videos