Njoftim për lexues
Njoftim për lexues
13.09.2021 | 11:22
Të nderuar punëtor dhe lexues të bibliotekës ! 
Ju njoftojmë se, nga sot, 13 shtator 2021, rifillon puna me palë dhe lexues, duke zbatuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, ku çdo person që hyn në institucion duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:
PIKA B
2.1.  Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19;
2.2. Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;
2.3. Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;
2.4. Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.
4. Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë sipas pikës 2.1 deri 2.4 , lirohen:
4.6 Personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë (16) vjeçare.
PIKA C
8. Të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës.
PIKA K 
58. Bibliotekat lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 30% të kapacitetit të hapësirës/sipërfaqeve të objekteve përkatëse. Obligohet mbajtja e maskës dhe distancës fizike prej 1.5 metër në mes të personave.
59. Shfrytëzuesit e bibliotekës, duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë e cekura në pikën 2.1 deri 2.4, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në objekt.
Ju faleminderit për mirëkuptim !
Munish Hyseni
Drejtor
Njoftim për 28 nëntor
25.11.2022 | 02:25
NJOFTIM PËR ORAR
27.06.2022 | 12:21
Njoftim për pushim
28.04.2022 | 11:04
Njoftim për lexues
13.09.2021 | 11:22
Njoftim për lexuesit
29.08.2021 | 13:23
Njoftim për masat anti-Covid
19.08.2021 | 11:09