Vizitë e sh.f. "Elena Gjika"
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
Vizitë nga ambasadori i Tajvanit
20.01.2025 | 09:34
Një prej ditëve të bekuara në bibliotekën "Hivzi Sulejmani" në Prishtinë; donacione librash nga
Shkolla "Elena Gjika"
Shkolla "Elena Gjika"
25.10.2024 | 11:08
Edhe këtë javë po vazhdon interesimi i shkollave, mësimdhënësve dhe nxënësve të kryeqytetit për ta
Shkolla "Mehmet Gjevori"
Shkolla "Mehmet Gjevori"
25.10.2024 | 10:51
Biblioteka “Hivzi Sulejmani” u vizitua nga nxënësit e klasave të gjashta të shkollës fillore
Dita Ndërkombëtare e Vajzave
Dita Ndërkombëtare e Vajzave
25.10.2024 | 10:30
Njëra nga shprehjet “Vajzat janë kujtimet e lumtura të së shkuarës, kujtimet e gëzueshme të së
Biblioteka në fshatin Llukar
Biblioteka në fshatin Llukar
25.10.2024 | 10:17
Në një atmosferë solemne në mes performansash muzikore e artistike, në fshatin Llukar të Prishtinës,
Panairi i librit për fëmijë
Panairi i librit për fëmijë
25.10.2024 | 10:07
Qindra fëmijë kanë përformuar, kanë blerë libra, janë regjistruar falas në tendën e bibliotekës
Vizitë e sh.f. "Elena Gjika"
22.12.2016 | 02:21
Në “Bibliotekën Përkujtimore” për vizitë ishin nxënësit e klasave të dyta  të shkollës fillore “Elena Gjika”. Nxënësit ishin nën shoqërimin e mësueseve të tyre. Ata u pritën nga stafi punues, Drita Agaj dhe Bukurie Demolli. Me këtë rast punonjëset e bibliotekës, iu treguan nxënësve për historikun e bibliotekës, aktivitetet, rëndësinë e librave, të mirat që fitojmë nga librat,  për rregullat e bibliotekës dhe kujdesin që duhet të kemi ndaj librave. Gjatë prezentimit, nga ana e nxënësve pati edhe pyetje të cilat zakonisht ishin  për bibliotekën, librin, regjistrimin etj.
Nga fondi i librave u lexua tregimi “Harabelat këngëtar” të autorit V. MonteMagno. 
Me pastaj nxënësit zgjedhën libra për lexim në sallën e bibliotekës.
Në fund u krijua një ambient argëtimi. Secila klasë me ndihmën e mësueses kënduan këngët të cilat i kishin mësuar. Nuk munguan as tingujt e bukur të pianos.
Të gjithë dolën nga biblioteka të kënaqur dhe premtuan se duan të vijnë sa më parë për tu bërë anëtarë të bibliotekës.
 
List of videos