Në “Bibliotekën Përkujtimore” për vizitë ishin nxënësit e klasave të dyta të shkollës fillore “Elena Gjika”. Nxënësit ishin nën shoqërimin e mësueseve të tyre. Ata u pritën nga stafi punues, Drita Agaj dhe Bukurie Demolli. Me këtë rast punonjëset e bibliotekës, iu treguan nxënësve për historikun e bibliotekës, aktivitetet, rëndësinë e librave, të mirat që fitojmë nga librat, për rregullat e bibliotekës dhe kujdesin që duhet të kemi ndaj librave. Gjatë prezentimit, nga ana e nxënësve pati edhe pyetje të cilat zakonisht ishin për bibliotekën, librin, regjistrimin etj.
Nga fondi i librave u lexua tregimi “Harabelat këngëtar” të autorit V. MonteMagno.
Me pastaj nxënësit zgjedhën libra për lexim në sallën e bibliotekës.
Në fund u krijua një ambient argëtimi. Secila klasë me ndihmën e mësueses kënduan këngët të cilat i kishin mësuar. Nuk munguan as tingujt e bukur të pianos.
Të gjithë dolën nga biblioteka të kënaqur dhe premtuan se duan të vijnë sa më parë për tu bërë anëtarë të bibliotekës.